Duke qene se eshte zanati jone fillestare dhe i rendesishem i biznesit, ne kemi ndare nje pjese te madhe te burimeve tona, per te zhvilluar dhe arritur nje nivel te pakrahasueshem ekspertice ne kete fushe.
Nga studio ne TV, sisteme transmetimi FM ose satelit, ne jemi specializuar te instalojme dhe te mirembajme sistemet Radio/TV. Permes pervojes dhe mjeteve tona, ne ofrojme planifikimin UHF, instalimin dhe mirembajtjen e sistemit transmetues DVB-T2, transmetimin satelitor dhe sherbimet OBVAN per transmetimin e drejtperdrejte.
SmartTech ka qene kompania kryesore ne dixhitalizimin e transmetimit UHF Shqiptar, duke ndihmuar kanalet/stacionet vendore te bejne hapin tjeter drejt DVB-T2. Me mbi 8 vjet pervoje dhe partneritet me shume kompani udheheqese nderkombetare na ka mundesuar nje pozicion drejtimi te tregut ne rajon.